Ëndrat e natës – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ëndrat e natës
Në ëndër më erdhe sërisht këtë natë
Peri e bukur si një shtëjzovalle
Zemra dridhej, digjej flakë
Duart zgjat të të prek ,ti largohesh ikën shpejt
Vështrimi i ëmbël i syve jetën më shton
Me tingujt e zërit dashurinë më zgjon
Në shpirt më solle lulëzimin e pranverës
Edhe pse vjeshta kish rrëzuar gjethet e pemës
Shfaqesh para meje si një xixëllonjë
Shkon e vjen ndjenjat më ngacmon
Në kopshtin e zemrës zë e të kërkoj
Dua të të puth nuk di pse s’guxoj
Më dashurinë time të ujit çdo natë
Si ndonjë i marrë të kërkoj në shtrat
Rrezet e agimit më morën me vete
Ëndrrat e natës u tretën si shkumba ndër dete
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com