August 2, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NË VJESHTËN TËNDE

Ndonjëherë kur nuk të kam në krah
Vjeshtës nuk i bie më qafë
Se edhe kur nuk të kam në krah
Thellë në mendje e në shpirt të mbaj

Shpesh kjo të duket lojë dritash
Po unë ta njoh mirë organiken
Moj malësore e regjur

E di që ty të pëlqen
Qoftë edhe bari i tharë i Shpatit të Keq
Veç të mund të jesh në vjeshtën tënde

Vjeshta ty të jep frymë
Veç në vjeshtë zgjohesh
Mëngjes për mëngjes
Si bar i kredhur në vesë

Qetësinë veç aty e gjen
E mua më jep prehje buzëqeshje e shpirt
Pemët e vjeshtës sate pa dhembje m’i këput
Dhe me një ftua të pjekur nën jastëk me fjetë

E vrulltë vjen vjeshta jote edhe në vjershë

Nga përmbledhja poetike e sapo botuar “Linga e heshtjes”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com