Sytë e tu – Silvana Cekici Rodi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sytë e tu
Në sytë e tu pashë ujvarën e kaltër
Me ëndra mbushur zbriste lartësive
Mallueshëm lundronin deteve, oqeaneve
Me bregun e shpresës për tu takuar një ditë
Në sytë e tu pashë dritën e diellit
Që çdo mëngjes më përshëndet
Një nga një i mblodha rrezet e tij
Dëshirat e shpirtit qëndisa mbi re
Në sytë e tu pashë etjen për ta shuar
Me vesë mëngjesi do të të vadit
Gonxhe të mbetesh mos të thahesh kurrë
Brënda qënies time të lulëzosh përjetë
Në sytë e tu takova dashurinë
Zemra gufon për të bukurën ndjenjë
Putha , përqafova diell ,yje, hënë
Prehje shpirti gjen në sinqeritetin e syve tënd
24.11.2020
S.R.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com