August 13, 2024

Mall për ty nënë! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mall për ty nënë!
*
Malli për ty e shtrenjta nënë,
oh, sa shumë më ka marrë,
të dëgjoj atë zë të ëmbël,
dhe me ty të qaj një hallë..

Dua të vi, moj nënë te varri,
si vullkan të shpërthej,
te qaj, t’bërtas, sa t’tundet mali,
këtë brengë nga shpirti ta nxjerr..

Do të vi te varri, të rrëfej,
se sa shumë, une kam vuajt,
ngrehu, rrëzohu, shpirti m’dhemb,
se jetimat, duhej me i ruajt..

Thonë se bija, nënës i ngjan,
kjo fjalë qenka e vërtetë,
brez, pas brezi, kështu shkon,
nisin vuajtjet qysh në djep..

Nënë do t’vi, ç’do ditë te varri,
të t’them sa m’kanë ofendu,
bëj sikur, s’dëgjoj nga halli,
sot n’ktë kohë, duhet me duru.

Të vi te varri e të rrëfej,
si u prish, moj nënë kjo botë,
vëllau, vëllaun, më se njeh,
rrifen, vriten, për një copë tokë.

Të vi moj nënë, te varri yt,
të rrëfej se kohët kanë ndryshu,
të rinjtë e te rejat në mergim,
e pleqtë vetëm si kërcunë..

Si do vejë ky halli jonë?
i kanë mbyllë edhe kufinjtë,
nga ky dreq, covid, coronë,
as nuk shkojmë e as nuk vinë..

Donika Gjura!
Bulqizë..dt/26/11/2020!
E drejta e autorit e rezervuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com