Diku… – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DIKU…
Ndër buzë më rri nata
Fshehur kafshon ngulqimat
Shpirtit idhnak
Diku…
Koleksionohet ferri
Mozaiqe dhimbjesh
Gjymtyrët e trupit tim
Diku ….
Horizontalisht shtrihej qielli
Nën thundra kuajsh digjet
Vrapi im
Diku…
Hëna kreh flokët
në pasqyrat e botës
Në netët shekspiriane
Ëndërra ka profilin e etjes
Diku…
Si kortezh takohen
Aerodromet e shpresës
Atje ku mëkatohen puthjet
Demonët e shirave
Lëngojnë vesën e përjetësisë.
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com