Fjala ime, tek zemra jote vjen qëndron – Floriri Z Petra
FJALA IME …
TEK ZEMRA JOTE, VJEN QËNDRON
SI DIELLI …
TOKËN NGA LARGËSIA E NDRIÇON..!!
Ah, moj zemër, mike patriote
Je aq e dashur
sa nuk e kupton zotrote..
Dhe pse larg, ndjehem pranë teje
Me atë zë të ëmbël si bilbil
më heq çdo ankth e mërziti..
Në këto ditë kaq të vështira
Tek njëri tjetri duhet të jemi
Dhe si një fjalë, erdhur si medicinë
Të keqen ju heqim, bregut matanë
As Zoti vetë, këto viruse
nuk do i kishte sjellë
Shumica ndjejnë panik
sëkëlldi dhe frikë.
Si dihet se ku ishte, fshehur
apo lindi dhe nga erdhi..
Kush e shpiku këtë virus
sa ju iku pa dashje nga dora,
Na theshin pleqtë, qëmoti
të vrasësh vehten, me dorën tënde
janë këto viruse..!?
Njësoj si qenin kur e mban, pranë
si jo më mirë…
Një herë mos tregosh kujdes..
Vjen kafshon të zonë…
Tek çdo qënje e gjallë, po depërton,
Rrezikon moshat mbi 60 vjeç..
Të rinjtë e kalojnë me pak siklet
se kanë imunitet..
Çfarë tu them dhe unë
na i postojnë, ne i dërgojmë
Si receta të gatëshme
për të sensibilizuar, masën e gjërë
Të kapërxejnë situatën e krijuar
Çdo zemër njeriu, mos ndjehet e trishtuar
Ky panik po i fut të gjallë moshën e tretë
Frika e lëshuar si propagandë
po i vret vërtetë ..
Kur vjen nuk e ndjen, por të merr jetë..
Mikja ime e nderuar
e mirë do ngelesh në mote
Zemër e bardhë, patriote
Ti shpirtin jep për mua
si unë zemrën për ty
të jemi të bashkuar…
Tek ne gjëndje Emergency,
gjithë Amerika,
thonë do vazhdojë, minimumi 6 javë..
Ti mi largon të gjitha, streset
këto halle, brenga apo mërzitje
Me zërin e ëmbël, anti virus..
dhe gotën e rrakisë si stimulues
Ndjesi forcash dhe energjish..
Fjala ime tek ty mbretëron
Si dielli dhe hëna, qiellit vallzojnë
Dukën sikur e pushtojnë..!!
FLORIRI Z PETRA
New Jersey, USA
March 15th, 2020
Të drejtat e autorit rezervuar