August 12, 2024

Pas një shekulli…! – Afrim Zhegra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PAS NJË SHEKULLI…!
(Kushtuar Heroit të popullit Idriz Seferi)
Kam marren vesh që u ngrit
për të mos vdekur kurrë.
Ehhh sa dimra janë bër kundër teje,
Miqët e mi,a po dëgjoni,
Ajo që kam dashur më tepër sot,
Prap u ngrit kjo nuk është shkak,
Ai sot shëndrit si kurrë më parë
u ngrit për të treguar se gjërat nuk kanë,
shkuar si planifikonim ne më parë,
Ai po tregon se vetëm me ushtarët e tij,
ja arriti ti bashkoj trojet shqipetare,
mësoni nga ai ju o Kryetar e Kryeministra.
ministra të jashtëm e mbrendëshëm,
se si duhet lidhet besa e Karadakut,
E si ti dilet përballë turkut e shkaut,
për të realizuar ëndrrën e të parëve tanë.
Kishte shumë vite që kërkonim një komandar,
që këto ëndrra tona të bëhen realitet.
Kjo është normale në një botë të egër,
ku po jetojmë ne të mjerët sot…!
Nuk kanë shkruar poetët me kot :
“Sa ke gjallë Idriz Seferi,
osmanlijeve nuk ju da sherri”….
Shkruar me 27/11/2019 afrim@a.h.corbetta Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com