August 12, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PA TY…
(Rikujtim)
Ti ike udhës së pafundme,
Udhës pa kthim (në luftë të vranë),
Ku zverdhin drurët gjethrënës,
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet,
I arti medalion i hënës,
Lejleket ikën shpejtë,
Fill pas largimit tendë,
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar,
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar,
Duken që larg si Don Kishoti.
C’të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut,
Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do të më ngelet,
I ftohtë medalioni i hënës…
Shkruar me 27/10/1999 Zheger
afrim@a.h.corbetta Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com