Jehone krenarie – Seti Pezaku Vladi
JEHONË KRENARIE
(Kushtuar vajzave shqiptare
në luftë për liri).
Sot te ju, larg e hedh vështrimin,
Gjerdanin ngjeshur me bomba e fishek’,
Një trastë krahut me mallin e pragut
Mbi të njomin sup të gjatin dyfek.
Përpjetën morët ku shkrepte liria,
Me lisat e rritët hijeshinë e shtatit,
Te trasta e mallit e hidhnit shikimin,
Në pragjet e trëndafilta qytetit e fshatit.
Shkelët rrugë e zaje, si malet vargonit,
Ngjitët Dragobinë ku Baca zjarret ndizte,
Gjëmonte Kosova nga Idriz Seferët,
Mashkullores trime Çerçizi lart ju priste.
Bajrak Musineja, Makbulja, Persefoni,
Valë sizmike Margarita Tutulani,
Yje pas yjesh në malet vesh me krisma,
Shotat shqiptare barut e këngë vatani.
Yjet ndrisnin netët, flakët ndiznin strallin,
Në tymnaja plumbash shqipja para printe,
Eh, ju vajzat tona, buste sheshmejdani,
Kënga e shpirtit tuaj prej majamalesh vinte.
Kuq e zi Tirana, vesh me trëndafila,
Zbritët qiell i ndezur si yje të zjarrta,
Gëzimi me lot thurur, atdheu i përkulur,
Gjirin det e hapi për bronzet e arta.
@seti pezaku vladi
29/11/2018