August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Do Të Vij.

Do të vij dita e dashur
Në pranin tënde do jem
Do ta ndjej aromën tënde
Brenda shpirtit do ta kem.

Oqeanit do ja dal mbanë
Që ndan dy zemrat plot dashuri
Shpirtrat nuk i ndan dot kurrë
Binjakë do të jenë në përjetësi.

Ti je shpirtin e shpirtit tim
Perëndia ime e adhuruar
Ti je ilaçi e plagëve të mia
Qenien time e ke zaptuar.

Pas teje un jam i tërbuar
Për ty kaloj në çmenduri
Rrahjet e fundit të zemrës
Do të përkasin vetëm ty.

Fredi Kurcani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com