August 4, 2024

Fjalet e shpirtit dhe lulet e molles… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fjalet e shpirtit dhe lulet e molles….

Fjalet e shpirtit
Mar I hedh ne leter
Ndoshta do me duhen
Dhe ne boten tjeter

Fjalet e shpirtit
Jane vetem hyjnore
Ato si vret
As ortek debore

Fjalet e shpirtit
Ujitur me lot
Here zemra bosh
Here zemra plot

Fjalet e shpirtit
Si uje burimi
Çdo ditë me te bukura
I gjen agimi

Drite dhe rreze shprese
Mbi nje dege molle
Kur i shikoj
Nuk ndjej me lodhje

Nuk ndjej me lodhje
Shpirti qetesohet
Dhe nga ligesite
Mendja pastrohet

Mendja pastrohet
Si qiell pa re
Buron energji
Per diten e re

Se jeta eshte sfidë
Dhe do perballuar
Lum kush miresine
E mban ne duar

E mban ne duar
Dhe se leshon
Bekimin e Zotit
Do kete gjithmone

Fjalet e shpirtit
Jane disi te trishta
S’mund t’i kuptojnë
Mendjet e brishta

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com