August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fshati Im

Puhizën e lehtë që fluturon fushave Tua
Këtu në mërgim e ndjej
Në heshtje më flet diçka mua

Më thotë, ku ju kam o zogjtë e mi?
Ku me keni humbur në atë largësi?
Edhe juve si te tjerët dua t’iu përkëdhel
Eni në Shajkoc të shihni
Trëndafili si çelë

Te shihni hënen e diellin
Kur lindin me ëmbëlsi
Te shijoni festat tona
Që trokasin në çdo shtëpi
Të merrni frymë në këtë natyrë
Që Zoti na e ka falë
O zogjtë e mi, mos e leni pa ardhë!

O hënë, o diell, o tokë e ti o qiell
Unë jam Anisa, me njihni ju mua?
Unë ju njoh mirë
Andaj, dhe shumë ju dua

Aty në mes Shajkocit
Dikur ishte një shtëpi
Ku babi im është lindur
Dhe ka jetuar si fëmijë
Edhe unë jam bimë e asaj toke
Aty me pushojnë eshtrat e gjyshes loke

Edhe pse jetoj larg në mërgim
Unë jam bijë e jotja o fshati im
I dua vuajtjet Tua
Rënkimet e gëzimet
T’i dua traditat
Edhe integrimet

E dua familjen, që në Ty e kam
Kah do që shkoi, gjak i tyre jam
E dua varrin e gjyshit, që serbët ma vranë
Ju dua o njerëz të mi
Asgjë nga ju s’ më ndanë

O fshati im, nga larg dua të t ‘ përqafoj
Të premtoj se kurrë nuk do të harroj
Një fole te vogël në Ty do e ndërtoj
Tek Ti do vijë dhe e qetë do pushoj

Anisa Mulolli

Hagen: 01.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com