August 8, 2024

Të dua moj qëne – Sabina Elmazaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pak humor corona convid
Ju pershendes laberia

Të dua moj qëne
Thuaji satëme,
Thuaji tët eti,
Se nesër në mëngjes,
Do të vij nga fshati.
Do të të kërkoj dorën.
Të lidhim kurorën,
Do zbatoj zakonet,
Lajmëro gjitonet.
Lajmëro gjitonet,
Po deshe gjithë fshatin,
Kush nuk do të vij,
Të plasë nga inati.
Djalë si unë nuk ka,
Të dua për grua,
Mos më lër jetim,
Të fle nën një ftua.
Do të të mbaj si lule,
Në pëllëmbë të dorës,
Në ditë furtune ,
Gjoksin do i vë borës.
Jam djalë zengjin,
Djalë për së mbari,
Mirë do më shohësh,
Kur të vij behari.
Kam 10 dhen dhe dhi,
Kam dhe tre kasolle,
Kur të pash në sy,
Dashuri më mbolle.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com