August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S H E J T A N I !.

Shejtani i ardhur në fshat,
Kishte zbritur në mëhallë.
E kërkojmë ne kudo përqark,
Por brënda nesh, është i gjallë.

Nuk ka formë e as portret.
Vetëm emrin ne i dimë fiks.
Pak shejtan, mund të jetë
Edhe njeriu, më fisnik.

Brodhi kudo ai nëpër fshat
Dhe tek ne ndaloi përsëri.
Tha një fjalë, që ne s’e thamë,
Dhe u bëmë ne, lesh e li.

Më ngatroi keq ai edhe mua,
Mos të ju vij aspak çudi.
Kish’ marrë trajtën si një grua,
Dhe më kishte bërë magji.

Ky shejtan,… budalla shejtan.
Hodhi brënda në lum një gurë.
I vajtën njëqind burra, më pas.
Dhe se nxorrën dot më, kurrë.

Shejtani kur nuk kishte punë,
Ngatëronte të gjithë dynjan.
Çdo lloj gruaje e bënte kurvë,
Dhe çdo burrë, homoseksual.

Na vjenë ai natën si gogoli
Që të na trëmb fëmijët tanë.
T’i vinte në gjumë, s’i’a doli,
Vetëm sa flasin ata, përçart.

Ai hyri edhe te brirët e kaut,
Dhe ja shpifi njeriut të mirë.
Ai nga mëndt, sa nuk shkau,
Ilaçe, sikur të mos kish pirë.

Kur vajti te një bukuroshe.
Atje gjeti më të vërtet belanë.
Në një shishe, gjysëm boshe,
E futi brënda, sa la dhe nam.

Atje brënda, shejtani raki piu,
E doli që andej tapë i dehur.
Kudo tha, se në dorë e shtiu
Por ai vetëm sa na gënjeu.

Por ai na u tregua i pa parë
Një grua tjetër e futi në shishe,
Kjo asnjë herë nuk kish ngjarë,
Thjesht për hakmarrëje ishte.

Djall, shejtan, gogol a xhebrahil,
Këto emra të njëtin kuptim kanë.
Brënda tyre është i njëjti shpirtë,
Që kurrë prej nesh s’ka për të dal!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com