August 4, 2024

I pafajshëm je në ëndra! – Moza Reçi Shehi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I pafajshëm je në ëndra!

Gjumi të merr, të çon në pafajsi,
Trupi kthyer në hiç, krejtë në zbrazti,
Mendja shëtitë në ëndra nata e gënjen
Në mëngjes veten në realitet prap e gjen,

Ëndrat disa herë janë befasuese të frikshme,
Duket sikur jeton në një botë të neveritshme,
Herë herë janë të bukura, e plotë jetë,
Dëshirë s’ke, të kthehesh më në realitet,

Ëndrat e magjishme, shuajnë dashuri e mallë,
Dikush që të mungon shfaqet, si në përallë,
Ti e përqafon me gëzim i përmalluar,
Edhe kur zgjohesh, shpirti të ri i gëzuar.

Përse botë e ëndrimtare, tallesh me mua!?
Herë më jep pak gëzim, herë më bënë të vuaj,
Mendja fluturon, në qiell me yjet lodron,
Trupi ri statik, kurr s’më tradhëton,

Prandaj e dëshiroj trupin, sepse rri me mua!
Kur dhimbja e kaplon, prap s’më ka tradhëtuar
Mendja ikën çdo çast, pa të thënë asgjë,
Njëherë trupi largohet, e nuk kthehet mëëë……!

Moza Reçi Shehi
Date, 04/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com