August 10, 2024

Kështu jam – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kështu jam

Si vesa e mëngjesit mbi sy më qëndron
Me erën e luleve qënien ledhaton
Dielli me rrezet e arta tokën përqafon
Zemra lundron deteve dashurinë kërkon

Loti që rridhte syrit pas bregut u fsheh
Në portën e shpirtit një dashuri troket
Trupi dridhet ….mbushur emocione plot
Ndjenja të fuqishme pafund përjeton

Në kopshtin e jetës mbjellë dashuria
Kënga e zogjve buqetë tinguj , ngjyra
Fushës me lulekuqe shpirti zë këndon
Si ujëvarë oshëtin jeta ….. refren që s’mbaron

Në hapësirën e kaltër mbi re fluturoj
Jam rreze e dritës në sytë e tu
Nektar lulesh dhe ngjyra ylberi dashurisë i fal
Me fjalët e zemrës dhe dlirësinë e vargut tim

S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com