August 3, 2024

Dimrit që erdhi – Kastriot Malo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dimrit që erdhi.

Erdhi ashtu butë ky dimër sivjet,
ashtu si vjen dhe ti në ditët e mia,
disa lule çelën për të dytën herë,
në cilën prej tyre zë fill dashuria?!

Ndoshta fillon ku bien meteorët,
ndoshta tek netët në dritën e hënës,
në polenin që shkund fresu mëngjesit,
tek zogjtë që presin kthimin e nënës.

Erdhi kështu i butë ky dimër sivjet,
ashtu si unë në ditët e tua zë vënd,
disa lule çelën për të dytën herë,
midis tyre lulja që mban emrin tënd.

Po dhe në u ktheftë në egërsinë,
ky dimër që kurrë si zë dot besë,
në honet e shpirtit ta dish do të fsheh,
ashtu si fsheh gjethja një pikë vesë.

Kastriot@02/112020/.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com