August 8, 2024

E zhveshën “Shqipërinë” time – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E ZHVESHËN “SHQIPËRINË”TIME!

Nuk dua të zgjuhem më,
Në këtë botë me rënkime,
Klithma e të drejtit nuk dëgjohet,
Dhe të ligut i jepet ‘karrigia”.

Sa shumë premtime në parlament,
Dhe fjalë të ëmbla si hoje bletësh,
Të etur për karrige ,dhe pushtet,
Si pema pa gjethe, është kasandisur “Shqipëria”.

Shtegtuan të rinjtë si dallandyshja,
Për të gjetur një fole të qetë,
Në çdo cep të botës rrënjët hodhën,
Në “Shqipëri”kan ngelur vetëm pleqët.

E zhveshën “Shqipërin”time,
Lakuriq siç bën vjeshta me pemët,
Deputeti,krimineli,dhe doktori,
Plagë pa shërim i kan hapur këtij populli.

Mos thoni kthehuni o të rinjë!
Se “Shqipëria”ka nevojë për ju,
Më mirë pastroni parrlamentin,
Para se fëmijët tuaj të vdesin për bukë.
…………………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com