August 10, 2024

Lule e zemrës – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lule e zemrës

Hajde vajzë si fllad pranvere
Më erë mali më ledhato
Ujitmë me vesë mëngjesi
Buzën e tharë ma fresko

Hidhe hapin ti drejt meje
Më vështro më të bukurit sy
Falma të ëmblën buzëqeshje
Sillma diellin plot dashuri

Vajzë e hijshme naze plot
Gjithmonë më le pa gjumë
Ndalu pak në zemrën time
Dëgjo sa fort troket ajo

Fluturo në krahët e mia
Të të puth të përqafoj
Se kjo zemër po del vendit
Zemrën tënde pranë e do

Thuamë fjalën të dua
Shumë kohë që po pres
Të ndiej që jam gjallë ,rroj akoma
Dhuratë të fal një univers

Lulëzon në kopshtin tim
Dimër, behar në çdo stinë
Se të kam lulen e zemrës
Rrënjët ke në shpirtin tim

S.R

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com