August 3, 2024

Dite dimri! – Albana Gjoni Semini

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dite dimri!


Nuk eshte cudi, qe dimri rrezoi dhe gjethen e fundit,
Ne qiell pikojne re gri trishtimi,
Veshur natyra me mantel dimri prej dritherimi,
Deportojne mendimet ne shtigjet e nje shpirti.

Dhe qajne me shpirtin e zhveshur nga natyra,
Dhe kopshti nuk qeshet nga lulearomat dhe ngjyrat,
Nder zambak, nder trendafila,
Hijet e petaleve me shume i ka mbuluar vetmia.

S’ka bukuri te hijshme,e mbi kuroren hyjnore akulli lulen e ka ngrire,
Jetojne ne nje det parkimi ne fund qe derdhin bukurine xhevahire,
Nga stuhite tani kercenohen natyrisht duke u dridhur,
Nga i ftohti i rende, shiu,debora,acari e ngrica.

Dhe dimri e filloi punen e tij,
Natyra ka veshur mantelin e dimrit bardhe e zi,
Nje lule qe na dhuron dashuri delikate,
E humbi bukurine,zhduket e venitet dalngadale.

Humbet ngjyren, nuancat dhe shkelqimin,
Ngjyrat gri tani jane reflektuar mbi natyren,
Dhe lulet tani jane te pajete,humbasin lulezimin,
Ku peshperisin te kthyera ne humus se fundmi.
Ngadalesuar ne kembanat e tokes,
Flasin ne heshtje deget e zhveshura te pemeve,
Lekure rrudhur e zhubrosur,nuk njohin pikellim e shprese,
Ne palcen e ashtit te lodhur ne dimer.

Dhe nuk presin lumturine,ne pike vese pikon trishtimi,
Ato e dine se lumturia e tyre e gezimit,
Vjen ne stinen me te bukur ne pranvere,
Bashke me gjelberimin ku feshferijne mendimet.

Dhe presin pranveren per rimekemjen, Ringjalljen, esencen e dy stineve,
Te ndare ne dy kohe permes mrekullise,
E fundit stine dimri nje paraqitje e perkohshme e perjetesise,

E para pranvera gezon sythe shprese, paqeje miresie,
Si jehone harmonie per vazhdimesine…!

Albana Gjoni Semini 12.12 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com