August 12, 2024

Mos besoni shume – Gresilda Rrugeja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Titulli:Mos besoni shume

Je i merzitur
Don te shprehesh diku?
Dil para pasqyres dhe tregoja fytyres
Lere shoqen e ngushte
Qe me ty rrin duke qeshur
Sot si ke besim
As kesaj qe ke veshur
Harroi dhe ata,ata miq te vjeter
Sepse do vije koha
Do te nderrojne me dike tjeter
Besimin largojeni
Hiqeni nga mendja
Asnje nuk ta mban sot
Te fshehten perbrenda
Behu i durueshem
Te te tjeret beso pak
Dhe ne sirtarin e zemres
Ruaj ti cdo hap.

A.Rrugeja .Viti 2012.

Totulli:Reagoni

Kemi lindur per te jetuar
Te jetojme ne paqe e harmoni
Por papritur cdo gje u shua
Serisht po jetojme pa liri

Dhe kemi vitet si deshmitare
Cfare ka ndodhur ne na kujtohet
Perse te jetojme si me pare
Me diktature jeta skalohet

Shume here o popull u betuat
Qe diktaturen do ta largonit
Por te tjera fjale thate e ndryshe vepruat
Asnjehere lirine tuaj sarritet ta mbronit

Mua nuk me tremb e djeshma
Ate serisht e kam perballe
Por me shume me vret heshtja
Perse s’ndryshoni o njerez te gjalle.

Gresilda Rrugeja.22,07,2019.

Poezi per femijet.Titulli:Ne enderr.

Mami-mami,sot ne enderr
pash nje kukell qe lan dhembet
pashe arushin leshatore
duke lozur ne debore
pashe dhe princeshen time
kishte rene ne mendime
Por cdo loder ne mengjez
i rendita me kujdes
ne krevat dhe komedine
por ato te heshtura me rrine
-Xhan i mamit me degjo
se nje kukell nuk mendo
Se arushi leshatore
s’mund te loze ne debore
Por keto gjera ndollin shpesh
neper enderra qe ti te flesh
ti te rritesh dhe te mendosh
se nje kukell
s’mund te loze.

A.Rrugeja.Viti 2011.

Titulli:Qytetit tim

Qyteti im ,mikprites e bujare
Te ti kam gjith dashurine
Te ti thur poezine

Tani ste shoh aspak te qete
Dukesh sikur vajton
Te kane mare drite e jete
Syri yte lot leshon

Valet e detit tone te kalter
Kane mare ngjyren e deshperimit
Aty valon flamuri i politikes
Dhe nis kenga e vajtimit

Emri yte me del perpara
E kudo me ben krenare
Ne kohet e ndryshme te historise
Gezimin e hidherimin te ti e kam ndare.

Gresilda Rrugeja.22 qershore 2018.

Titulli:JETA ESHTE BARDH E ZI

Bardhe e zi qenka jeta
plot genjeshtra
plot t’verteta
plot cudira hidherime
qenka liber me kujtime.
Me kujtime,plot nostalgji
qe sdo kthehen o njeri

Jeta eshte porsi qiriri
digjet filli,digjesh dhe ti
Jeta eshte provokuese
mos u dorezo
behu kerkuese
Jeta eshte dhe mizore
gezon trishton
c’te kete perdore

Jeta eshte bardh e zi
duhet vetem zgjuarsi
Jeta te fal gezime ,hidherime
ne fund ti mer te gjitha
te le nje liber me kujtime

Te le kujtime plot nostalgji
ti don ti kthesh prapa
por nuk ti kthen njeri
Pra jetoje jeten
jetoje si te vije
Nuk eshte jeta e dashur
sic e mendon ti

Jeta eshte ajo
qe tej mase te gezon
pastaj ti mer te gjitha
ne balte ti rrezon
Ti thyen te gjitha enderrat
zemren ta shkaterron

Jeta eshte nje loje
sdihet si perfundon
Vec meso te luash
perdor zgjuarsi
Mos lejo te mposhti
jeta o njeri.

A.Rrugeja.Viti 2012.

TITULLI:THASHATHEMET

Perse merni me thashatheme?
Ku gjith se kushi te shoh punen e vet
Se kjo pune te sjell deme
Dhe asnjehere nuk ka berqet

Perse si gezoheni asaj jete?
Asaj te paktes lumturi
Perse nuk rrini aspak te qete?
Se thashathemi te vret o njeri

O ju njerez te djallezuar
Perse s’na lini aspak te qete?
Kjo eshte rruge e gabuar
Ndiqni rrugen me te drejte

Sa keq nese se keni mesuar
Sa keq nese nuk reflektoni
Nje dite keni me e pesuar
Nese thashathemet si largoni.

Gresilda Rrugeja.25,05,2017 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com