Humbja nuk të bën dështak! – Mimoza Xhebexhiu
HUMBJA NUK TË BËN DËSHTAK!
Kur ti humb o njeri,
nuk do të thotë se ke dobësi,
por qe ti të dèshtosh,
do të thot të mos tentosh!
Lufto sa të mundesh,
mos lejo kurrë të lëkundesh,
se sado që të rrëzohesh,
fuqishëm do të cohesh!
Më i fortë se kurrë do të ngrihesh,
edhe më shumë do të ripërtërihesh,
sepse tani cdo gjë ti ke mësuar,
nga ajo që ti ke kaluar!
Po nuk humbe nuk mëson,
mos mendo se po gabon,
se humbja nuk ësht dështim,
mos ec kurrë me këtë mendim!
Përtej asaj rrugës tënde të gjatë,
që ësht mbushur plot me disfatë,
ku secila e ka një zgjidhje,
edhe pse kërkon shumë mundime!
Kjo ështè e vërteta,
një rrugë me shum kthesa,
por keto kthesa të forcojnë,
dhe shum gjëra të mësojnë!
Mos mendo se ke dështuar,
ti ke humbur ,por ke fituar,
ke fituar eksperiencën,
dhe ke zhdukur neglizhencën!
Ke mësuar nga gabimet,
ke pranuar dhe qortimet,
dhe tani je i fortë si shkëmb,
të luftosh dhëmb për dhëmb!
Më në fund je fitimtarë,
ke cdo gjë në rrugë të mbarë,
mos mendo se ke dështuar,
se gjithmonë ti ke tentuar!
Autori: Mimoza Xhebexhiu! 13/12/2020.