August 10, 2024

“Fuqizim i grave : Fuqizim i botës” – Sehit Beluli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Fuqizim i grave : Fuqizim i botës”.
“Është për në parajsë : Hapja e portës”

Në mendjen e njeriut duhet logjika.
Të mendojë më shumë edhe për jetë.
Ta shohim gruan siç shihet drita.
Sepse mbi të gjitha drejtësi do të ketë.

Të japim kontribute të ngrejmë gruan.
Në familje shoqëri edhe në pushtetë.
Sepse ato më shumë jetën e duan.
E jetë më të bukur mes nesh do të ketë.

Është luaneshë e kurr nuk mashtron.
Gruaja nga natyra është plot qetësi.
Ajo nuk gënjehet e as nuk tradhëton.
Familjen e mbush me shumë dashuri.

Eshte dhe bujare aq sa nevojitet.
Kundër të vetëve nuk bën dallavera.
Për të drejtën e Zotit kurrë nuk të shqitet.
Bëhet shqiponjë ku shquhet mbi të tjera.

Ku ka liri gruaja aty është bekimi.
Aty është mirëqënia edhe gëzimi.
Aty është Fuqia e cila nuk mposhtet.
Aty është lumturia është dhe dëfrimi.

Ku është gruaja aty është paqia.
Gjithshka kthehet në kopësht lulëzuar..
Din të mbajnë kufij të japën dhe zgjidhje.
I mbajnë dhe bijtë të pa martirizuar.

▪ copyright rezerved Sehit Beluli dt-08/12/2020 Albania 🇦🇱

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com