Nuhatje e përhumbur – Fran Tanushi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NUHATJE E PËRHUMBUR
I shkundur shfrenimesh
të nuhatjes së përhumbur
asnjëherë s’jam sprapsur
kopshteve duke bredhur
Në kërkim të asaj ere
me aromë hundëshpuese
qiparisave shpërndarë
puhi e derdhur valë-valë
Pas cilës aromë të mbarsur
mbështjellur me polen mëkati
paskam rendur qëkur
E përtoka ylberin
”shkalla e diellit”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com