August 4, 2024

Kur motra të bëhet nënë! – Mimoza Xhebexhiu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUR MOTRA TË BËHET NËNË!

Lum ata që kan një motër,
edhe pse në fund të botës,
ajo sjell shpesh tek ti,
me zemër shum dashuri!

Oh moj motër ,motra ime,
më mundojnë shum kujtime,
jan kujtimet e fëmijërisë,
janë vitet e vegjëlisë!

Shumë gjëra kemi kaluar,
asnjë gjë nuk kemi harruar,
se në thelb ësht pafajësia,
që kujtojmë nga fëmijëria!

Motra zë vëndin e nënës,
se çdo fjalë i vjen prej zemrës,
edhe ti kur ke një hall,
ajo ty të del përballë!

Ajo ty hallin ta heq,
dhe kur ti je shum keq,
fjala e saj ty të qetëson,
këtë jeta e vërteton!

Mos harroni motrat,
sido që të vijne kohërat,
se si motra nuk gjen dot,
e kemi parë deri më sot!

Sado larg ato të shkojnë,
njëra-tjetrën e kërkojnë,
edhe në fund të botës të jenë,
njëra-tjetrën shpejt e gjejnë!

Veç ti motër më kupton,
në k’të botë veç ti m’beson,
se ne jemi të një rrënje,
jemi bijte e një nëne!

Autor:Mimoza Xhebexhiu!15/12/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com