Diktatura – Gresilda Rrugeja
POETJA GRESILDA RRUGEJA SJELL PER LEXUESIN NJE POEZI TE RE ME TITULL:
DIKTATURA
Titulli : DIKTATURA
Dikur hijet si rete e nxira
Mbulonin vendin pa mbarim
Dikur kucedra me shtate brira
Godiste popullin pa pushim
Dhe populli u ngrit e demonstroi
Per Liri-Demokraci
Lirine mendoi se e fitoi
Dhe e futi thelle ne gji
Diktatoret udhezuan njerine
Ta mbanin te forte partine plak
Si rrezja e diellit qe ndrine
E popullin mos e linte te lire aspak
Partia plake nxorri ne jete
Parti te tjera nga inati
Ate asgje se ka gjete
Se nga keta parti jeten e pati
Dhe populli nga pas partive i shkon
I shkon nga pas ,por kerkon dhe liri!
Diktatoret fort i cmon
Por kjo eshte cmenduri
Perse o popull shqipetare?
Perse partive i shkoni nga pas?
Ata shpresen jua kane vrare
Edhe shpirtin jua kan plas
Partia plake asgje s’leshoi
Helm dhe vrere i dha popullit te vet
Partite e tjera i udhezoi
Se si ta luanin lojen krejt
O lamtumire! O lamtumire atdhe!
Degjohen zera te trishtuar
Sa pafat paskemi lere
Na ndeshkoi koha e shkuar
Moret rruget anembane kesaj bote
Porsi zogu ne shtegtim
Syte e mije derdhin lote
Vuan,vuan ,shpirti im
Qani ju fusha, male ,e pyje
Se vendi po ngelet i shkrete tani
Hena,dielli edhe yjet
Nuk e kane me ate bukuri.
Gresilda Rrugeja 23 dhjetore 2019.