August 8, 2024

Nëna ju thërret! – Zamira Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËNA JU THËRRET !

Ikët bijt’e mi,larg nënës mërguar
Vetëm mbeta unë, n’liqen të timit lot
Me shpirt të plagosur e zemër coptuar
Kthehuni bij!-thërras, po s’më dëgjoni dot

Këtu në pellg loti meket zëri im
Nga klithmat e dhimbjes shpirti sakatuar
Po shuhem ngadal në t’jetes perëndim
Mjelmë krahkëputur, braktisur, vetmuar

Drejt diellit të shpresës ikët fluturim
Nën rreze të arta parajsën ëndërruar
N’vargonj të praruar, në të rremë shkëlqim
Mbetët larg bij, trupshpirt skllavëruar

Ejani bijtë e mi, malli po më tret
Ejani,kthehuni në folezën tuaj
Se guri rëndon në vendin e vet
Pa ju nuk kam jetë, pa ju fort po vuaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com