Dalshim faqebardhë! – Xhelal Hoxha
Dalshim faqebardhë !
Gëzuar, gëzuar
Të gjithë botës mbarë
E një gëzuar e veçantë,
Për popullin tim, popullin SHQIPTARË !
T’jemi gjithmonë të bashkuar;
Dalshim n’tardhmën, faqebardhë !
Me dashuri n’komb, e n’fe;
N’flamur, n’besë e n’atdhe…
Festën e Krishtlindjeve, për shumë mot urime !
Dritat e bredhit, të sjellin fat, lumturi e gëzime
Edhe pse në shpirt të molepsur e të cfilitur
Nga kjo pandemi të lodhur e të mërzitur…
Ta përcjellim sa më parë, 2020-ta, këtë vit të mbrapshtë
Këtë vit zezone, errësire dhe mërzie; kurrë ma mos ardhtë
Ta ofrojmë më afër dashurinë, dritën;
Për agun tonë të kësaj njerëzie:
Prandaj duam çdo herë, që ta shohim ditën;
Për hirë të gjithë kësaj, shoqërie !
Siç thot populli, këtë vit të ri, mos na raftë me e harrue kurrë !…
Nuk la asnjëri të kënaqet, as fëmiu me prindër as gruaja me burrë …
Patëm shumë morte, asnjëri këtë vit nuk ishte plotësisht I lumtur…
Shpirti po na dhemb, për njerëzit dhe t’afërmit tanë të humbur!…
Jo, jo, s’duam kurrsesi më lotë që t’na mbesin dritat fikur;
As sot dhe as mot, n’vitet që do t’na vijnë, jo asesi më kot…
Përsëri dhe përherë, duam që t’kemi dashuri,
Që t’festojmë festat, me hijeshi e gëzime; çdo plak e çdo i ri!…
Dëshirë e kahmotshme, për të gjithë njerëzinë…
Ne që të gjithë e nga t’gjithë duam,
Ta largojmë sëmundjen, varfërinë e hajninë;
t’i tejkalojmë hasmërit e të shijojmë lirinë…
Ta lëmë pas vetes një vit të ndarë
Të urryer e t’përqarë…
Ta fillojmë një vit të mbarë;
Që e don dhe dëshiron çdo shqiptarë,
Të përbashkuar e unitar.
Gëzuar, pra për të gjithë juve:
O Kombi ynë i ndarë;
dalshim n’tardhmen faqebardhë !…
Xh.H