Mbase nuk i duhet dhe shumë – Shqipe Bytyqi
MBASE NUK I DUHET EDHE SHUMË
E shikoi drejt e në sy.
Frymëmarrja ju rëndua,
e pa ashtu siç ishte
pa makiazh
pa hile,
i pa secilen rrudhë
secilin sy ëndrre n‘retinë shuar…
Ofshau.
Kishte kohë
që s‘kishte fjetur me shpresën,
kishte kohë, shumë kohë
që sillej, vërtitej mes mozaiqe fatesh
e egërsisht një ujk n‘të ulërinte
Nuk e gjykoi.
E dinte që trëndafilat
shpesh zihen rob n’gonxhe,
e fryma iu zu
një ashkël shprese
aty brenda shkrepi
mbase nuk i duhet
edhe shumë gonxhes me çelë,
sërish e pa n’sy thellë
fryma sërish ju rëndua
aq sa tundi mirazhin n’pasqyrë
Me sy ledhatoi figurën e njohur,
i fshini avullin pasqyrës përballë.
Mbase, nuk duhet edhe shumë
që gonxhja të çelë!
ShB