Dreni i mërzitur {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
DRENI I MËRZITUR
{ Për fëmijë }
I mërzitur Dreni
Kthehet në shtëpi,
Për sukses jo të mirë
Në librezë të tij.
Filluan kritikat
Ndaj fëmiut të qetë,
Me fjalë paksa të egra
Nga prindërit e vet.
Por këtu është gjyshi
Në mbrojtje që i del,
U drejton gishtin prinderve
Më ndëgjoni mua njëherë!
Ky do na jap fjalën
Se do mësoi më shumë,
Porse mbani mend dhe këtë
Që do ua them unë.
Nuk mund te gjithë të bëhen
Inxhinierë e doktorë,
Kush do na ndërton shtëpitë
Po mos të ketë muratorë?
Na duhen marangozë
Për dyer edritare,
Na duhen saldues
Floktar e floktare.
Na duhen elektricist
Për drita e bojler,
Na duhen mekanik
Si dhe timonier.
Të jap fjalën gjysh-tha Dreni
Se do mësoj më tepër,
Përpos pesave n’ librezë
Nuk do ketë notë tjetër!