Si ti kuptojmë fëmijët! – Mimoza Xhebexhiu
SI TI KUPTOJMË FËMIJËT!
Vajzën time të vogël,
çdo ditë e çoj në kopësht,
sytë e saj i shoh çdo ditë,
nga gëzimi shkëlqejne plot dritë!
Por papritur në një ditë,
vajza ime ish mërzit,
pyes veten cfarë po ndodh,
me vajzën time sot o zot!
Ajo ësht e tensionuar,
më duket shumë e frikësuar,
ajo qan e po bërtet,
nuk po kuptoj se cfarë po flet!
ju afrova me kujdes dhe po e vështroja,
sytë nuk po më besonin për atë që po shikoja,
në qafë dhe në shpatull kishte shumë të nxira,
oh thashë me vete, më zuri lemeria!
Na ishte një palo edukatore,
e na ishte me të meta mendore,
që kish vën dorë mbi një fëmijë,
o zot thashë me vete cfarë djalli je ti!
A ke zemèr ti moj femër,
ti s’mund te kesh as emër,
mjerë ata prindër që ju besojnë,
fëmijët e tyre juve jua dërgojnë!
Ti ke një status ,dhe këtë nuk ta lejon,
por ti asnjëherë nuk e zbaton,
por ësht fëmijë moj nuk të kupton,
vetëm buzëqeshje ai ty të dhuron!
Ti je e vetme në llojin tënd,
me të vërtetë nuk të ngjason askënd,
se një edukatore e vërtetë,
një fëmije di ti japë jetë!
Por ti se meriton këtë emër,
se me të vërtetë ti nuk ke zemër,
por hiq dorë sa nuk ësht vonë,
se këtë brez ti po e shkatërron!
Mos vër dorë mbi pafajësinë,
mos dëmto ti fëmijërinë,
se ajo ësht mrekullia vetë ,
ku çdo ditë botës i jep jetë!
Një respekt të vecantë,për të gjitha edukatoret,
ku shum qartë e dinë,se si fëmijët edukohen,
dhe këtë profesion ,e duan me të vërtetë,
këtë më së miri e tregojnë,vet fëmijët që marrin jetë!
Autor:Mimoza Xhebexhiu!20/12/2020.