I vetëm… – Afrim Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I VETËM…
.
I rrëmbyer nga tymi i cigarës
I zhytur thellë në kujtime
Në tren i ulur pran dritarës
Larg xhamash pash fytyren time.
.
Nga treni ishte duke ikur vrap
Dhe vetvetiu iu turra ta kap
Më pas e kuptova në tren duhet hypur
Dhe nuk bëra dot as edhe një hap.
.
I hutuar me stolin u bëra një
Kërkova të humbas në kujtime
Por pas xhamash ndjeva dike
U ktheva dhe pash fytyren time.
.
Më pas e shihja për çdo ditë
Dhe e lidha shikimin me te
Mes fytyrash që kishin humbur vitet
Kontrolloja xhamat një nga një…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com