August 7, 2024

Ardht i bardhë ky Viti i RI! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ardht i bardhë ky Viti i RI!

Gezuar dymijë e njezet e një!
Ardht i bardh në çdo shtëpi! Në mes lotēsh të ngrejm dolli. Gezuar,Gezuar Vitin i Ri!

Mir ardhsh o viti i ri. Krejt shpresat i kem n’ty. Ardhsh i bardh,plot me dritë, i largofsh t’gjtha mërzitë.

Me gjith dritat tu ndriçu, gjith demont me i largu. Qiell e tokē, me i lumturu. Gezuar, Gezuar qofsh beku!

Jem tu t’prit,siç pret motren vllazëria. Jem tu t’prit,siç pret djalin shpija. Me ty ardht e bardh magjia.

Ti harrojm vujtjet reale, na sill gëzimin e njē përralle. Mbushi zemrat lumturi… Mir se vjen Viti i RI.

Dhuro jet si dielli nê zemër, fshije kët virus me emër. Largo lotin e gjith brengën, që vllau vit e mbuloj vendin.

Unë vitin se mallkoj, për fat vitet kalojnë. Shum vujtem vitin qē shkoj. Virusi,korona na trazoj. Po nuk qe natyror? Mallku qofto kush e lshoj!

Mall, lutje e vajtim, në gjith botën ky mallkim. Dymijë e njëzet me vuajtje u ” ngopë”. Dielli shndrit, kët vit në botë.

Dymijë e njëzet e një, po të presim plot me shpresë . Ardhsh siç çel lulja npranverë, si deti i qetë në verë.

Ardhsh si zjarr ndimër acar, ngroh ti zemrat e botës mbarë. Ardhsh si drita në errësirë, rrugën botës ti ndrijë.

Ban që dielli të ndrijë, të shkrijë akullin e ngrirë. Rreze dielli u shndrit toka… Gëzuar, Gëzuar e gjithë bota!

Albina Ceka
20/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com