August 13, 2024

Nën hije tek mani më fale dashurinë – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËN HIJE TEK MANI MË FALE DASHURINË

Nën hije tek mani rrija
Një ditë të bukur vere,
Dielli ngrohte gjithçka në natyre
Kur ti erdhe pranë meje.

Ardhja jote më gëzoi shumë
Erdhe nga që kërkoje freski,
Një fustan me lule qëndisur kishe
Vërtetë sa shumë të kishte hijeshi.

Derisa unë gjeta freskinë
Në aromën tënde që mendët mi mori,
Diçka në zemërën time lëvizi
Kur nga goja jote një fjalë e ëmbël doli.

Një zë të ëmbël kishe
I nxirrje fjalët ngadalë e qete,
Aq ëmbël më the TË DUA
Fjalë që thellë në zemër më ka mbetë.

Mirëpo ka ca e ca vite
Tek mani nuk ka më hije as freski,
Mani u tha e u tret ngadalë i tëri
Ashtu siq u trete edhe ti!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com