August 10, 2024

Prej ti as’kush s’më ndan – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PREJ TI AS’KUSH S’MË NDAN.

O moj kënga labe,
Sa fortë të dua,
S’më thinje,s’më plake,
Sekretin s’ma thua.

“Ti vazhdo këndo,
Se do ta kuptosh,
Kurrë mos e lësho,
Se me të do rrosh.

Kur fryma të ndalë,
Fizikisht s’do jesh,
Zërin ke lënë gjallë,
Do jesh midis nesh.

Unë si këngë labe,
Kujt si kam kënduar,
Meritat që pate,
Me të tjerët je rreshtuar”.

“Rrofsh moj Labëri,
Se tek ti jam lindur,
Sot them me krenari,
Që më bëre dhe të ditur.

Prindrit kurrë s’ harroj,
Për jetën që më dhanë,
Tani po e kuptoj,
Prej ti askush s’më ndan.

Fati më bashkojë,
Njeriun që desha,
Ndaj dhe Ajo do rrojë,
Tek ajo që gjeta.

Të gjetëm moj këngë,
Dhe ti na pranove,
Bashkë kemi një Nënë,
Ndaj dhe s’na lëshove.

Kush të ngroh e të mbeshtjell,
Nëna po dhe vëndi yt,
Mbaje mënd se ku je pjellë,
Duaji fort si të dy sytë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com