Festa pa alegri! – Mimoza Xhebexhiu
FESTA PA ALEGRI!
E lamë mbrapa një tjetër vit,
ku shpirtin na e trazoi ky i flamosur kovid,
shum u demoralizua ky njeriu i shkretë,
dhe vetë nuk e di , se si mund ti quaj këto festa me të vërtetë!
Nuk po e gjej dot atë alegrinë e atyre festave të kaluara,
dhe ata njerëz që ecnin në rrugë,me ato ndjenja të shfrenuara,
na mungon shum ajo atmosferë festive,
ti o dymijë e njëzetë na e mohove, që nga momenti kur ti mbive,
Por shpresojmë, që pasardhësi yt të na mundësojë pak shpresë,
dhe kësaj bote ,kaq të lodhur e të trazuar,ti japë pak jetë,
Të lutem vër pak dorë në zemër,o dymijë e njëzet e një,
o vit i shpresës sonë, të lutem na shpëto njëherë e mirë nga kjo gjë, që nuk ha gdhë!
Të paktën ti mundësoja këtij njeriu të planifikojë,
ku dhe realizimin e tyre në fund do ta tregojë, dhe secili prej teje do të marrë një çmim,
si përfitim festat e tua do ti kalojë në gëzim!
Autor:Mimoza Xhebexhiu!22/12/2020.