August 3, 2024

Brenda nje loti – Anila Kodra Kotroci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Po afron mbremja dhe une ju uroj miq e mikesha , ta kaloni sa me bukur ate !!

BRENDA NJE LOTI …

Brenda nje pike kristal loti,
E tere jeta mu fsheh aty,
Me vinte si bekim nga Zoti.
Pikoi. S’di sa here m’u tha ne sy….

Brenda ne lot ,ledha femijesh,
Nje dua s’dua me naze shume ,
Po brenda tij edhe rinia ,
Dite te zjarrta s’harrohen kurre….

Me lot ne sy nuse u bera ,
Shamine qe i fshiu ende e ruaj,
Brenda atij u thirra mama ,
Qante, qeshte me mua si te isha e huaj

Te ai lot shpesh edhe babai.
Me sheh nga lart, thote me ty jam,
Po aty brenda nena dhe vellai ,
Miqte me te miret kudo i kam….

Te nje pike loti ,fshehur shume halle,
Me te ne sy shpesh , qesha fort ,
Sado qe jeta ish fushe e male
Me te rrugetova dekadash, ne te madhen bote…

Si shkuan vite loti mu be shok,
Shpesh thote s’je vetem. Ketu me ke.
Do qajme kur duhet mike, te dy tok ,
Do qeshim neser per diten e re ….

Brenda nje pike te vetme loti,
Sa here rreshqiti kristal mbi faqe,
Jashte shkelqeu ose shkreptiu moti
Kur pat lumturi, e ndonjehere merake.

Keshtu ka qene gjithmone
Ne nje pike loti fshehur nje jete,
Si ai qe e jetoi perhumbur e pa vizion
Edhe kush ne te jetoi si mbret..

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 23/12/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com