Te erdhi fundi covid! – Donika Gjura
Te erdhi fundi covid!
*
Te erdhi fundi covid i mallkuar,
edhe pak ditë me ty na kane mbet,
na dogje shpirtin n’zjarr përvëluar,
në Histori të shkruhet “Covid 2019-të”..
Në shpirtra t’pafajshem lè vàrrë e plagë,
planetin katran në zi e ke vesh,
si ujk n’kopè delesh kur i pret n’qafë
i pamëshirshem je, more t’rinj, t’reja, pleq..
Aq shume na lodhe, gjymtyrët na këpute,
trishtimin në ç’do shpirt e ule këmbëkryq,
i tërbuar si bishë mbi njerëz u vërsule,
përpara e vure të mirë e të keq…!
E gjithë kjo lodhje e vuajtje që kaluam,
erdhi per fajin e shpirtrave të ligj,
për ata që në zot kurrë nuk besuan,
u dogjën dhe të mirë për fat te keq..
Sonte nuk e di pse kam një ndjesi,
qoftë per mirë ky gëzim që n’shpirt kam,
një urim dua t’përcjell në çdo vatër e shtëpi,
Për t’gjithë globin dhe tek ju pra miqësia ime e artë..!..
Bashkë me urimin një mesazh e kam,
për të gjithë nè që ndoshta edhe gabuam,
t’mësojmë nga gabimet e vitit që lamë
t’pastrojmë shpirtrat nga ligësitë që na zaptuan..
Urime pra e Gëzuar ardhtë një vit i mbarë,
të shkrijë akujt në ç’do zemër të ngrirë,
për t’gjithë njerzimin t’vinë ditë të bardha
STOP trishtimin t’na kthejë lumturinë…!
Paqe, paqe, dashuri, begati e mirësi të sjellë,
nuk duam salltanete, pasuri, ajo shkon e vjen,
Qiellin më nuk e duam të vrenjtur me rè,
diell dhe vetëm diell ty të duam në planet…!
Nga mot Gezuar Krishtlindjet dhe vitin e Ri
2♥️21!
Ju uroj nje mbremje te kendshme pa merzia e stres miqesia ime e arte kudo qe jeni e frymoni!..
Donika Gjura! Autor!
Bulqize..Dt..24/12/2020!