Fustani blu – Silvana Cekici Rodi
Fustani blu
Muzgu bie ngadalë
Qyteti dritat ndez
Jeta fillon gumëzhin
Në stinën e verës ka tjetër gëzim
Vishemi më hollë, me të mëndafshta
Dukemi si flutra
Me flatra ngjyra -ngjyra
Zili na ka natyra
Fustani ngjyrë blu
Sa shumë që të shkon
Si deti ,si qielli
Si një xixëllonjë ,shpirtin më ndriçon
Mbaj mend një herë ,kërceve pa fund
Si një shtëjzovalle, me fustanin blu
Mbeta i hutuar sa bukur kërceje
Me nazet e tua, mbarova pas teje
Fustani blu pa gjumë më le
Agimi më gjen me sytë në qiell
Dal në dritare ,liqenin vështroj
Vala e liqenit në blu nusëron
Duke ecur rrugës ,njerëz mbushur plot
Një trëndafil blu ,sytë më shikojnë
Nuk di ç’farë të bëj, nuk di ç’të mendoj
Kudo që hedh hapin, bluja më rrethon.
S.R