August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poetja Gresilda Rrugeja sjell per lexuesin poezine e dyte per virusin.

TITULLI :VIRUSI

Mes lotesh po e shkruaj kete poezi
Se sot mbare bota ka stuhi
Virusi zemrat na i ka tronditur
I ndau njerezit krejt papritur

Pranvera e bukur gjithnje vjen
Por sivjet erdhi e trishte
Shume keqardhje zemra ime ndien
E loti im ra mbi gurishte

Rruget sot jane te ndara
Zogjte ne peme cicerojne me vajtim
Zemrat sot jane te vrara
Vuan ,vuan ,shpirti im

Jo , s’dua , s’dua te kem lot
S’dua qe njerezit ti shoh ne zi
Zemrat e shqiptareve jane lenduar fort
Kane kaluar vuajtje pa kufi

Na ndihmo te lutem o i madhi ZOT
Shpetoje njerezine nga ky uragan
Ktheja njerezise gezimin sot
Mbyte trishtimin thelle ne oqean

Se pasandaj do jem e qete
Nuk do te kem me vaj
Do te fluturoj larte mbi rete
Gezimin me yjet do ta ndaj.

Gresilda Rrugeja 05 ,04 , 2020 .

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com