August 7, 2024

Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri – Silvana Cekici Rodi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri

Qofsh i bardhë Vit i Ri
Paqe në shpirt të na sjellësh
Gotat që trokitëm i mbushën plot dashuri
Të na i bësh jetën më të mirë ,më të lumtur

Ditët e tua të jenë rreze dielli
Të ngrohësh çdo zemër çdo vatër
Të jetojmë të lirë pa pandemi
Jetës ti buzëqeshim , ti marrim nektarin

Ti shohim fëmijët tek luajnë me lodra
Dëshirat si balona ja u dërgojnë yjeve
Ditë pas ditë rriten endrrat e tyre
Mundohu të mos i zhgënjesh ,ti bësh realitet

Që kurr kemi qënë fëmijë
Jemi mësuar me dhurata
Një dhuratë duam të gjithë nga ty o Vit i Ri
Shëndetin ,gëzimin në çdo zemër në çdo vatër

Të takohemi të përqafohemi pa frikë
Të kapemi dorë për dore tja marrim një valle
Të ecim me besim tek e ardhmja
Paç këmbën e mbarë o Vit i Ri

S.R
01 .01.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com