Sonte – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sonte
Sonte mbushni gotat
Me andrra fëmije
Me bulëza lumtunie
Sonte mbushni shpirtin
Me dashnin e nanës
E uratën e babës
Let bahen sytë tuj
Yjësi drite
Mbush me aromën
E ambël trëndafili
Sonte mbushni gotat
Se e djeshmja në bredhin
E stolisun vari dhimbjen
Mbeti si orë e pakurdisun
Pritja e ditëve të nemuna
Sonte mbushni gotat
Me dashnin e shpirtit
E me urimin ma të mirë
Për Ty e për Mua !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com