Ta përmbledhim trurin – Sahit Ymeri
E shtunë, më 19 dhjetor 2020, në orën 12:36
TA PËRMBLEDHIM TRURIN
Një kohë të ikur kur ikej,
Shqiptari nga shqiptari,
Nga largësitë u panë
Lakuan rrugën pas qoshkut,
Për të mos u përfytyruar,
Që të dy u bashkuan,
Ngase nuk kishte vend, për ikje më,
Filluan të qeshurat, përshëndetjet,
Sado që “s’e duam”, e duam njëri-tjetrin,
Imponimet shkulur e shkundur nga truri ynë
Të tillë jemi, nga ikjet përbashkohemi.
Ngase, natyra, universi, këtu na kanë falë,
Nuk kemi atdhe e as mëmëdhe tjetër,
Do lindim, jetojmë, vdesim në këtë truall.
O ju Shqipëri o ne Dardani,
O ju të copëtuar shqiptarë të tjerë,
Mblidheni trurin, si në një koshere,
Ngase trupi e trojet vetvetiu përmblidhen,
Në një anë, të asaj që quhet Shqipëri…
Sahit Ymeri