August 3, 2024

Te shoh atje lart… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË SHOH ATJE LART…
.
Të pash ajte lart,e dashur,
tek shëndrrisje me sytë e lumturuar,
vështrova gjatë brenda tyre,
u ndjeva shumë i permalluar,
.
Një grimcë e vogël gri trishtimi,
fshihej në sytë e bukur oqean.
askush nuk i ka parë veç meje,
aha sa fort më pëkujtuan at kohë.
.
Ti di të fshehësh bukur,ata sy,
dhe trishtimin që të ka pllakosur,
qesh kur edhe të tjerët qeshin,
e kyç brenda zemrën e brengosur…
.
Une isha aty,dhe do të jamë,
nuk dua të shkëputem dot nga ti,
e di që do të dëshirosh ti këtë,
kur jam aty do e ndjesh dhe ti…
.
Por të gjitha kaluan,tani,e di,
i hodhem te dy bashkë nga pas,
dhe pse ti nuk më shihje mua,
me flladinë erës të ledhatova,
.
Flokët tuaja dhe ty të thashë….
do të jem gjithnjë pranë teje shpirt,
dhe pse jo ndoshta fizikisht,
do jam një engjell krahëshkruar,
.
Pranë teje gjithmon shpirtërisht,
dhe ditët me shi,dhe netët me hënë,
ndjehem i lehtesuar,kur të kam pranë,
kurse ti vazhdo të qëndrosh atje lart.
.
Kaq e dashur për sonte se u mërzite,
do vij unë prap si për çdo natë,
të ledhatoj e uroj gjumë të ëmbël,
me një puthje engjellore të gjatë…!!!
.
//Afrim HYSENI// Copyright2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com