Për nënën – Mimoza Xhebexhiu
PËR NËNËN!
Nënë moj,
nëna ime e shtrenjtë,
sa shum gjëra më ke dhënë,
ti në këtë jetë!
Ti m’ke dhënë buzëqeshjen,
ti m’ ke dhënë gëzimin,
pra m’ke dhënë virtytin,
më ke dhënë besimin!
Që nga lindja e kujtoj,
veç ty o ëngjëll të shikoj,
të shikoj gjithmonë në sy,
se shpirtin tim gjej aty!
Je një ëngjëll me të vërtetë,
që e lulëzon këtë jetë,
janë ato lulet e tua,
ku e gjith bota u zbukurua!
O nënë o mbretëresha ime,
më ke rrit me shum mundime,
më ke dhënë jetën,
më ke dash më shum se veten!
Edhe pse vitet kaluan,
ne u rritëm dhe ndryshuam,
po për ty o ëngjëlli i vetëm,
do t’kem nevojë për tërë jetën!
Atë që kam marrë nga ti,
do t’ia jap fëmijëve të mi,
kështu ka qënë e kështu do jetë,
se ti nënë krijon jetën me të vërtetë!
Sa i shenjtë ësht emri yt ,o nëna ime,
ku dhe zoti të krijoi në mes shum mundimesh,
por ai u mrekullua ,kur të pa ty si një qënje,
akoma më të mrekullueshme ,se sa e kishte në mëndje!
Mimoza Xhebexhiu!5/1/2021.