Të më rrosh biri im – Alma Mehmeti
Të më rrosh biri im
Eh moj rinija hazat,
Që nëna ju duket plakë,
Në krahë s’ju përshtat,
Nga një fjalë merrni inat,
Nëna kokën lë pas teje,
Ti bezdisesh në çdo fjalë,
Rregjistrohu në fejbuk,
Se do gjesh një goxha djalë,
Kur ankohesh, veshët mbyllin,
Pi ilaçe e ti mos qaj,
Nuk je kaq e vjetët,
Në shkallë nga dora të të mbaj,
Në shtëpi kur hapet dera,
Pyetje parë, çke gatuar?
As si je, as një të puthur,
Bërxollën hanë nëpër duar,
Ti e heshtur kafshon dhimbjen,
Loti të rrëshket në faqe,
Nënë më dëgjo mua?
Kanabis ti mbyll k’to hesape,
Ta blej unë sa të mar rrogën,
Ja duro edhe ca ditë,
Për dhimbjet mos e ça kokën,
Pije dhe hiç mos ki frikë,
Fillon nëna të shërohet,
Tap mëngjes e turrbull darkë,
Djali nisi të ankohet,
Nënë barkun ma le thatë,
Eh mor bir, ti mu bezdise,
Në shkallë kur më ndihmoje,
Me ilaç ti më ujdise,
Dorën e nënës harroje.