August 9, 2024

Mërgimtarët – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MËRGIMTARËT !

Janë larg atyre
që flasin gjuhën e nënës.
Ndër gju iu bie ….
Lodhja e moteve dhe brengës.

Kanë mall për Vendlindjen.
Shokët e shoqet e fëmijërisë.
Për ata njerëz me zemër bujar.
Të çiltër fisnik e më shumë krenar

Kanë nostalgji dhe mall
Për sofrën e dikurshme.
Për ahenget dhe dasmat tona.
Këndimin me tradita e lojëra.

Plotë halle dhe vuajtje gjatë vitit.
Dhe plagë n’kurrizë e me mund Sizifi.
Duke e kërkuar ngushëllimin.
Si zogjë shtegëtar e vizitojnë vendlindjen.

S’trembet i migruari…..!
Me dertet që i ka në kokë.
Kthimi i tijë është një utopi.
Murin s’mund e rrëzon për tokë.

I huaj në dheun e huaj jeta i shkon.
Kokën në gjumë do ëndrra e përbijnë.
Loti i shteronë për ujin e vendlindjes.
Në çdo kohë e në çdo vend etja nuk e lëshon.

Mynih.06.01.2021 Haziz Hysa

Në fotografi;Dy mërgimtar poet Osman Caka në Angli dhe unë në Bavari të Gjermanisë në grup autorësh botuam librin e poezive
“GURGULLIMË LEPENCI ”
Adnan Murseli
Alban Hysa
Haziz Hysa
Osman Caka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com