August 3, 2024

Ne emer te dashurise – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ne emer te dashurise
@
Dy bote te ndryshme na ndajne shpirtin
si te ishim njeri ne jug e tjetri ne veri
njeri fluturon pafundesive aty nderton mitin
tjetri rri i tkurrur terhiqet ne vetmi
@
Pastaj si te shtypnim butonin e radhes
nderrojme rolet e pafundesise e vetmise
zhytemi thellesive te gjejme rolin perkates
te pushtojme te dy skajet e dashurise
@
Per te kuptuar tjetrin vertitemi hapesires
aty ku liria te ben pjese te gjithesise
leme pas merzitjen e mbjellim deshirat
lidhim duar e shpirt ne emer te dashuris

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com