Sa pak dashuri – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SA PAK DASHURI
Një shi i prajshëm
Trokon mbi ndërgjegjen e fjetur
Sytë e lodhur me pamjen e vjetër
Titërrojnë rrallë
Duke u zhytur në mjegull
Lahen rrugët e mërzitura me pluhur
Fjalët e mira për motin e mirë
Shndërrohen në flutura
Vjen bora dhe i ngrinë
Kohë që dergjet e mpirë
Të mpirë kalorësit që bredhin nëpër të
Mbetet zhurma e trokut të tyre
Përzier nëpër shi…
Edhe një ditë edhe dy…
Retë kërkohen me njëra-tjetrën
O Zot sa pak dashuri
7 janar 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com