Kur nata bie – Suzana Alimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR NATA BIE
Kur nata zë bie dhe heshtin këmbanat
njerëzimin e vesh një trishtim
si qirinj ndezur që ne vetmi shuhen
lutje pa thënë, si shpengim.
Kur qyteti ndriçohet nga drita te zbehta
dhe qëntë më s’kuisin e macet gërhijnë,
ca ëndrra ftillohen, vagojnë si tulatje
ulluqeve varur me brymēn që ngrinë.
Dhe fjalë të pathëna fillojnë vargëzohen
në terr të lira, si yjet ndriçojnë
at’herë në dremitje fillon që të lutesh
për gjithë çka në dritë ëndërronë…
#suzanaalimani2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com